Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Osmani po qëndron në Nju Jork ku është mbajtur sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani në fotografinë e publikuar.
Osmani ditë më parë tha se në këtë takim do ti shpreh falënderimet presidentit amerikan për ndihëm e vazhdueshme të SHBA-së.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja ka zhvilluar disa takime me homologë nga vende të ndryshme të botës, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikan si Chollet e Escobar.
Ajo ka marrë pjesë edhe në darkën e ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell me presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor