spot_img

Osmani uron Vitin e Ri: 2024-ta vit jo i lehtë, por qëndruam krah për krah dhe të vendosur

spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2025.

Osmani tha se viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë, pasi vendin e kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë.

“Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm.

E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv.” – ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Pjesë nga urimi:

Këtë e dëshmuam më së miri edhe kur filmat tanë arritën në festivalin e filmit të Kanës e kur morëm Çmim Special në Bienale të Venecias; kur xhudistet tona fituan edhe dy medalje Olimpike në Lojrat Olimpike të Parisit, kur Kosova fitoi medalje të arta në festivale në Spanjë, e po kështu, kur korrëm suksese të vazhdueshme në fushën e Informacionit e Teknologjisë, e inovacionit e kur bizneset e Kosovës depërtuan në tregjet ndërkombëtare. Këtë vit, fuqizuam sektorin e sigurisë, krijuam miqësi të reja e siguruam pjesëmarrje e përfaqësim për Kosovën në forume, ngjarje e samite më të mëdha e të rëndësishme botërore. Botës i dëshmuam se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se njerëzit tanë gjithnjë shkëlqejnë kur ju ofrohen mundësi të barabarta.

Kosova, si një shembull i demokracisë më të zhvilluar në rajon, ka dëshmuar se me punë të palodhur dhe angazhim të vazhdueshëm mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë për të gjithë.

Ëndrra jonë për një Kosovë edhe më të begatë, edhe me më shumë dinjitet, me mundësi edhe më të mëdha dhe mirëqenie për çdo familje vazhdon.

Rruga jonë mund të jetë e vështirë, por ne e dimë se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur jemi bashkë, dhe kur na udhëheqë guximi, ambicia e shëndoshë dhe parimësia.

Teksa po hyjmë në vitin 2025, ne do të vazhdojmë të ecim me hapa të sigurt për në familjen euroatlantike, duke siguruar të ardhmen tonë si kontribues për paqen, stabilitetin dhe demokracinë globale.

E derisa vizioni ynë mbetet i palëkundur, mendjen dhe zemrën e kam sot me të gjithë ata që për një arsye ose tjetër po e presin këtë vit të ri pa të dashurit e tyre pranë; me të gjithë ata që po luftojnë fort për jetën; me të gjithë punëtorët në vijën e parë të shërbimit; si dhe me të gjithë heronjtë e heroinat e çdoditshëm të vitit që po e lëmë pas.

Gjersa po përgatitemi të cakrojmë gotat, uroj që viti 2025 të sjellë paqe aty ku po sundon lufta; të sjellë qetësi ku nuk ka rehati; të sjellë shëndet aty ku ka ballafaqim me sëmundje, të sjellë siguri në shtëpitë nën kulmin e të cilave fatkeqësisht gjen strehë akoma dhuna; të sjellë barazi – barazi në mundësi, në përfaqësim; trajtim dhe respekt.

Sonte, ndërsa presim orën 12, le të ecim përpara me përvojën dhe mësimet nga viti që po e lëmë pas. Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim.

Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe së bashku, çdo ditë do të vazhdojmë angazhimin për ta bërë atë një vend të mundësive edhe më të mëdha, dinjitetit dhe krenarisë.

Gëzuar Viti i Ri, të dashur qytetarë!

Uroj që viti 2025 të sjellë gëzim, sukses dhe mundësi të pafundme për ju dhe familjet tuaja!

E për fund, por jo me më pak rëndësi, një mesazh për mërgimtarët tanë:

Këto ditë nuk janë mbushur vetëm rrugët, por janë shtuar edhe buzëqeshjet, hareja e lumturia. Për të gjithë mërgimtarët që po kalojnë këtë fundvit në vendlindje, urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta. Këto janë momentet më të mira për të ndarë gëzimin e festave me ata që i keni më të shtrenjtë. Kosova mbetet shtëpia juaj e përhershme. Shëndet dhe lumturi, kudo që ndodheni!

NGJARJE TË TJERA

spot_img