Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Shtimes ku kanë humbur jetën disa persona
Lajmin ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia.
Bëhet e ditur se është bllokuar magjistralja Ferizaj-Shtime.
Po ashtu, ambulanca të shumta, zjarrfikës dhe njësite të shumta policore ndodhen në vendngjarje.