spot_img

Pamje nga vrasja në Skenderaj: Femra duke qarë e burra të shtrirë në tokë

spot_img

Kosova është tronditur nga një tragjedi tjetër. Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Runik të Skënderajt.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën kurse tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve që ka Policia e Kosovës, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal kanë gjuajtur me armë, dhe më pas janë larguar.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai më tutje.

I vrarë nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur 39-vjeçari Nexhmedin Loshi, që raportohet të jetë djali i pronarit të kafiterisë ku ndodhi vrasja. Kurse, tre të plagosurit janë: Qendrim Januzi [i lindur 1991], Fidan Januzi [i lindur 1982] dhe Muhamet Ramadani [i lindur 1988].

Arsyet pse ka ndodhur kjo vrasje ende nuk dihen, përderisa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po punon në zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Njëri nga ta, është në gjendje më të rëndë dhe është dashur t’i amputohet këmba.

Sipas Shaqir Ukës, shef i repartit të Intensives, i tha RTV Dukagjinit, se personi në fjalë kishte lëndime të rënda në këmbën e djathtë. Ai ka shtuar se pacientit, që u plagos në një fshat të Skenderajt, i është amutuar këmba.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirugjik . Në bazë të ekzaminimit që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurit të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme.” – tha Uka.

Nacionale është në pritje të një përgjigjeje nga Prokuroria e Mitrovicës lidhur me rastin.

Për më pak se një javë në Kosovë kanë ndodhur tri vrasje nëpër kafiteri të ndryshme.

Njëra në Bon Vivant të premten e kaluar, tjetra në qendër të Klinës para pak ditësh, dhe kjo e fundit në Runik të Skënderajt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img