Gjatë ditës së martë, Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.
Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet arrestimi i tij.
Dy persona policë civilë, kapin nga krahët dhe vazhdojnë të ecin poshtë rrugës.
Ndërkaq, lidhur me rastin, i dyshuari i parë është arrtestuar të dielën.
Dosja e prokurorisë së 18 vjeçares ndër të tjera thotëse ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.
Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A. S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.
Po ashtu këshilltarja në Ministrin e Drejtësisë, Nazlie Balaj ka treguar se 18 vjeçarja kishte ndërruar jetë 24 orë para se të dërgohej në spital.
“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, u shprehë Balaj.