NJë paciente e infektuar me koronavirus ka marr sot një urim për ditëlindje nga familja.
Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore, e ndodhur në terapi intensive dhe e intubuar. Pacientja në luftë me vdekjen nuk mund të shohë dot urimin që i është bërë nga familjarët e saj.
Në një kartolinë të vendosur në një tufë me lule shkruhet:
Edhe 100 vjeç nga motra dhe fëmijët, e shtrenjta jonë!
Fotoja është publikuar nga Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes postimit ajo i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes.