Dy avionë luftarak Rusë i janë afruar shumë afër një bombarduesi Amerikan B52 mbi Detin e Zi duke e rrezikuar seriozisht atë raportojnë mediat botërore.
Pilotët Rusë kaluan rreth 100 këmbë afër bombarduesit amerikan B 52 disa herë më rradhë duke kufizuar aftësinë e tij për të manovruar.
“Veprime si këto që rrisin potencialin për përplasje, janë të panevojshme, dhe në kundërshtim me rregullat ajrore dhe rregullat ndërkombëtare të fluturimit. Ne presim që ata të veprojnë brenda standardeve ndërkombëtare të përcaktuara për sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve” tha gjenerali Jeff Harrigian, Forcat Ajrore të SHBA në Evropë dhe komandanti i Forcave Ajrore të Afrikës.
Demonstrimi i aftësisë ushtarake amerikane erdhi mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë dhe pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me angazhimin e administratës Trump ndaj aleancës, pas një vendimi të fundit për të ulur nivelet e trupave amerikane në Evropë.
Angazhimi i SHBA ndaj NATO-s është vënë në dyshim pas kritikave të përsëritura të Presidentit Donald Trump ndaj vendeve anëtare për mos përmbushjen e synimit të rekomanduar të aleancës prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.