spot_img

Parada e FSK-së dhe arrestimet në veri, Kurti i kundërpërgjigjet rreptë Borrellit

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter iu është përgjigjur shefit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i cili kritikoi arrestimet e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.

Kryeministri Kurti ka thënë se stërvitjet e sotme janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit për të cilin KFOR-i ka qenë plotësisht i informuar.

“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti i III-të i FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se arrestimi në Mitrovicën e Veriut i një personi për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it ka qenë i bazuar në prova dhe si kryeministër nuk ka asnjë përfshierje në hetimet dhe arrestimet.

“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshierje në hetimin e krimit dhe arrestimet”, tha Kurti.

Ai më tutje ka kritikuar se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme ndez tensionet. Kurti ka bërë thirrje për konfirmimin e burimeve.

“Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë; ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, tha Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img