spot_img

Parashikimi për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Në Serbi e dinë këtë, ky është skenari i Vuçiqit dhe Ramës

spot_img

Profesor, doktor Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka folur lidhur me ndryshimet politike në Kosovë, ku Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit, dhe Albin Kurti mori postin e kryeministrit.

Ai e quan këtë ndryshim historik për Kosovë. Sipas Bytyçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti i japin fund epokës së komandantëve.

“Ndryshimet politike dhe në qeverisjen e Kosovës janë ndryshime historike, sepse për herë të parë pas luftës Kosova shkëputet nga ndikimi politik i komandantëve të pandershëm të luftës dhe vihet nën drejtimin e aktorëve të rinj politikë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë një kombinim i modernes në qeverisje, por edhe emra që në kujtesën e tyre personale kanë imazhet e luftës së fundit në Kosovë. Zoti Kurti në kujtesën e ngjarjeve kolektive ka edhe vuajtjen e tij personale. Zonja Vjosa në kujtesën për krejt Kosovën ka edhe ngjarjet që ndodhën me ndarjen e qytetit të saj nga faktorë të brendshëm e të jashtëm”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Ai tregon se çka e dallon lidershipin e ri të Kosovës me lidershipin e vjetër, i cili qeverisi në të kaluarën me Kosovën.

“Ndonjëherë luftën e përjetojnë më me emocion, kur ajo të ketë mbaruar, njerëz si Albini e Vjosa, të cilët ishin edhe viktimë, edhe kronikanë të saj. Ajo që e dallon lidershipin e ri me lidershipin e vjetër lidhet me faktin se sot Kosova ka në krye të shtetit liderë të pakompleksuar. Disa komandantë të luftës u kompleksuan me ndjenjën e fajit pas luftës. Ndoshta se kishin urdhëruar krime kundër njerëzve të pafajshëm. Ndoshta për shkak të propagandës serbe dhe raporteve të Dick Martty-it. Por është fakt se ata u kompleksuan. Kompleksin e tij po e shfaq sot edhe Xhavit Haliti, i cili shpalli aleancën e tij me Edi Ramën kundër qeverisë së re të Kosovës! Dmth shpalli aleancën edhe me Aleksandër Vuçiç, sepse kundërshtitë midis Kurti dhe Osmanit nga njëra anë dhe Ramës nga ana tjetër vijnë për shkak të bashkëpunimit pa kushte të këtij të fundit me Serbinë”, thekson më tej profesor Bytyçi.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Bytyçi deklaron se kryeministri dhe presidentja shkojnë e ballafaqohen me autoritet serbe në dialog pa komplekset e Thaçit.

“D.m.th nuk janë vasalë në këto bisedime, por janë të barabartë me liderët serbë në dialog. Të qenit i barabartë në dialog është hapi i parë i suksesit. Hapi i dytë lidhet me krijimin e epërsisë morale ndaj kundërshtarit. Pala kosovare e ka pasur këtë mundësi që në krye të herës. Por nuk pati aftësinë dhe guximin të rritë kredencialet përballë qeverisë serbe. Zonja Osmani dhe zoti Kurti kanë vendosur disa kritere dhe parime në ballafaqimin me Serbinë, të cilat e vendosin Beogradin nën akuzën për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë. Kjo do të thotë se superioriteti i palës së Kosovës është i garantuar. Para së gjithash është superioritet moral e pastaj edhe politik. Kësisoj do të ndryshojë qasja ndaj dialogut dhe ndaj palës kundërshtare”, shprehet Bytyçi.

Ai shton se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti.

“Dialogun sipas një rezolute të Kuvendit të Kosovës e udhëheq kryeministri i vendit. Kjo për faktin se Kosova është Republikë Parlamentare, në të cilën presidenti ka disa atribute shtesë sa i përket politikës së jashtme. Kurti është personi që do ta drejtojë delegacionin e vendit të tij në bisedimet me Serbinë. Do të drejtojë edhe dialogun. Ai duhet të shpallë shkarkimin e Skënder Hysenit nga detyra e koordinatorit. Ky është hapi i parë për të lajmëruar ndryshimin e madh me të kaluarën. Por edhe garanci se dialogu nuk do të futet në skemat e intrigave serbe”, nënvizon Bytyçi.

“Intriga serbe ka lidhje me ëndrrën e Beogradit për të krijuar Serbinë e Madhe. Serbia e Madhe fillon e krijohet me ndarjen e Kosovës. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë kundër kësaj ideje të çmendur. Kjo është arsyeja pse PDK dhe tipa si Xhavit Haliti janë kaq të egër në paraqitjet e tyre kundër qeverisë së re dhe presidentes Osmani. Në Serbi e dinë se me Kurtin dhe Osmanin nuk do të funksionojë ideja e krijimit të Serbisë së Madhe përmes ndarjes së Kosovës. Prandaj po përdorin Ramën dhe miqtë e tij në Kosovë për ta përçarë skenën politike të saj”, shton Bytyçi.

Sipas tij, përçarja është mjeti më i preferuar i Serbisë për t’i sunduar shqiptarët dhe politikat shqiptare në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.

“Përçarësit e mëdhenj janë vënë në veprim, menjëherë sapo u zgjodh Vjosa Osmani presidente. Mesa duket më parë patën shpresë së kjo zgjedhje do të dështonte dhe vendi do shkonte në zgjedhje. Kjo do ta ndihmonte për momentin Edi Ramën, sepse do të thoshte se “Edhe në Kosovë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim. Ja ata tani janë përsëri në krizë”! Dhe kështu do të përfitonte politikisht në zgjedhjet e 25 prillit. Por tashmë është e sigurt se asnjë skemë dhe asnjë skenar përçarës i Vuçiqit dhe Edi Ramës nuk do të funksionojë dhe Kosova nuk mund të ndahet. Sepse Rama e ka të pamundur ta firmosë ndarjen e saj me dorën e Xhavit Halitit, i cili tashmë përfaqëson shtresën politike të korruptuar dhe të denigruar në Kosovë!”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img