spot_img

Pas 20 vitesh, më në fund “dorëzohet” Ramush Haradinaj para kolonel Tahir Zemajt: E pranon këtë fakt të pazbuluar për dy dekada

spot_img

Për Betejën e Lavdishme të Loxhës, shumë herë ka pasur përplasje rreth asaj, se kush e ka udhëhequr këtë betejë. Kolonel Tahir Zemaj apo Ramush Haradinaj?

Ani pse për shumë kë ishte e njohur, se në krye të këtij operacioni të suksesshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte qenë kolonel Tahir Zemaj, shpesh herë kjo ishte kundërshtuar nga Shtabi i Rognerit.

Gjithë atributet për këtë betejë, ky shtab i adresonte tek Ramush Haradinaj. Por, për vitë të tëra këtë çështje asnjëherë nuk e kishte sqaruar as Haradinaj.

Mirëpo, pas më shumë se 20 vitesh, Ramush Haradinaj e ka pranuar edhe publikisht se Betejën e Lavdishme të Loxhës e ka udhëhequr Kolonel Tahir Zemaj.

Ai në një intervistë është pyetur për dallimet mes tij dhe Zemaj. Ndërsa, përgjigja e ish-kryeministri ishte se nuk i kujtohen bisedat. Kurse, pikërisht në këtë intervistë, Haradinaj ka deklaruar se Tahiri e ka udhëheq vetë Betejën e Loxhës.

“Për besë nuk më kujtohet biseda mes njëri-tjetrit. E di që ka ndodhur një takim por s’më kujtohet biseda mes njëri-tjetrit”, tha Haradinaj.

“Rasti më i mirë Beteja e Loxhës. Na kemi pasur dallime tjera, por kur na msyni ushtria e Serbisë në Loxhë u detyruam me u bo bashkë. Aty vetë Tahiri e ka udhëheq Betejën”, thotë Haradinaj.

“Ka pasur dallime në UÇK, ka pasur rryma të ndryshme, grupime të ndryshme që janë bashku në luftë”, theksoi ai.

Në vazhdim, nga minuta e 49:00 mund ta dëgjoni intervistën.

Kujtojmë se Beteja e Loxhës, ishte beteja e parë në të cilën njësitet operative të UÇK-së të udhëhequra nga MBRK-FARK-u, shpartalluan forcat serbe. Beteja u fitua, Loxha u çlirua.

NGJARJE TË TJERA

spot_img