Hermes Nikaj, apo siç njihet ndryshe si Zogu i Tiranës, prej 5 muajsh vuante dënimin “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar për prostitucion.
Ndërkohë bëhet me dije se ai është paraqitur në Prokurori dhe është noftuar se hetimet kanë përfunduar. Mësohet se përfaqësuesit ligjorë të tij do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë dhe kthimin e asaj në “detyrim paraqitjeje”. Kujtojmë se Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar, për shfrytëzim prostitucioni. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit disa muaj më parë, por ishte në arrest shtëpie.