Pas më shumë se gjashtë ore, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin nga Gjykata Specialja, shkruan Gazeta Metro.
Prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales kanë përfunduar intervistimin e Thaçit në ditën e tretë radhazi.
Thaçi pas intervstimit është pritur nga dhjetëra kosovarë jashtë objektit të Speciales, ku ky i fundit i ka përshëndetur dhe ka zgjedhur të largohet nga vendi duke mos u deklaruar para gazetarëve.
Metro mëson se intervistimi i Thaçit do të vazhdon edhe nesër.
Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.
Kujtojmë se dje presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.
Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.//gazetametro.net