spot_img

Pas marrëveshjes në SHBA, Kosova do jetë epiqendër ekonomike si në kohën e ilirëve

spot_img

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare në të cilën është duke raportuar kryeministri Hoti lidhur me dialogun me Serbinë.

Hoti para deputetëve nisi raportimin me parimet e dialogut që sipas tij ka qeveria e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Qeveria e Kosovës udhërrëfyes për dialogun, e ka platformën e parimeve dhe objektivave. Integriteti territorial është i panegociueshëm. Marrëveshja duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mbi këto parime po e zhvillojmë procesin e dialogut. Ne besojm që respektimi i këtyre parimeve na udhëheq në një proces të strukturuar të dialogut. Marrëveshja duhet të rezultojë në njohje reciproke. Marrëveshja duhet të përmbajë elemente që shfuqizojnë rezolutën 1244”, tha ai.

“Për herë të parë jemi protagonistë për një marrëveshje për njohje reciproke”, tha ai.

Tutje, Hoti foli edhe për takimin me presidentin francez, Emanuel Macron, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Në Samitin e Parisit është thënë se dialogu është çështje javësh apo muajsh, dhe se ky proces është i kufizuar në kohë. Në takimin më 16 korrik në Bruksel ka nisur fillimi i draftimit të marrëveshjes finale të njohjes reciproke. Pala serbe ka kërkuar që në dialog të shtrohet edhe çështja e të zhvendosurve”, tha tutje ai.

Kryeministri raportimin e tij e vazhdoi me marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA, për të cilën tha se është meritë e Kosovës që Amerika ka marrë rol aktiv në këtë proces.

“Unë besoj që qasja serioze e qeverisë në këtë proces ka ndikuar që SHBA-të të marrin rol aktiv. Ne jemi ftuar në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të raporteve ekonomike. Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave janë edhe projektet e mëdha infrastrukturore. Vlerësoj që ky është momentum i ri i marrëdhënieve BE-SHBA sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Vetvetiu ky momentum nuk do të kishte treguar rezultat pa përkushtimin. Pas lëndimit shumë të rëndë të raporteve që kanë ndodhur viteve të fundit. Ishte dëmtuar edhe besimi i ndërsjellë me qeverinë e vendit. I kemi koordinuar vendimet tona me partnerët. E kemi bërë të qarë, se nuk do të barrikadohemi, nuk do të gjejmë arsye për t’u barrikadu”, tha ai.

Madje, Hoti pati një krahasim interesant, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshje, Kosova kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik si në kohën e “Dardanëve” , fisi ilir që shtrihej në pjesën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt normalizimit të raporteve. Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infusion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor. Këtë rol qëndror Kosova e ka pasur në historinë e lashtë dardane. Këtë, Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj”, tha ai.

Po ashtu, Hoti ka thënë se qëndrimi kryesor i qeverisë është se nuk ka diskutime në këtë proces të dialogut, për Asociacionin.

“Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më 2013”, tha ai. /Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img