Sot në Tiranë u mbajt Samiti për Ukrainën, që solli për herë të parë në Tiranë edhe presidentin Volodimir Zelenski.
Në samitin “Ukraina-Evropa Juglindore”, përveq Zelenskit, morrën pjesë edhe liderë të tjerë të shteteve të rajonit. Mes tyre ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, Osmani theksoi se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.
“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.