spot_img

Vdesin 31 persona brenda 48 orëve, vjen reagimi i Vjosa Osmanit, ja kë e sulmon

spot_img

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shifrave të fundit të viktimave nga COVID 19.

Ajo ka ngushëlluar familjarët ndërsa ka apeluar që të respektohen rekomandimet për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Postimi i plotë:

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img