Është barazuar sërish seria finale e Play-off-it mes Pejës dhe Trepçës, pasi pejanët e fituan takimin e katërt me rezultat 87-83
‘Xehetarët’ po avanconin në serinë finale 2:1 dhe synonte vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion, por pejanët nuk lejuan dhe e barazuan rezultatin në 2-2.
Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.
Por, sonte në Karagaçi, Pejanët ndryshe nga hera e kaluar kur dominuan, sonte ia dolën mezi të arrinin deri tek fitorja.
Çereku i parë u mbyll me diferencën prej katër pikësh, 30-26 për vendasit, derisa i dyti ishte në 53-48, sërish për Pejën.
Edhe i treti shkoi në duart e nikoqirëve, që fituan 71-65, derisa i katërti ishte më i zjarrtë.
Në këtë pjesë, Peja ia doli të fitonte mezi, pasi Trepça kishte ngushtuar disa herë epërsinë dhe madje kishte përmbysur edhe rezultatin.
Vendasit në fund fituan me rezultatin 87-83, për të shkuar në ndeshjen e pestë të Play-off-it, aty ku do të vendoset se kush do të jetë kampioni i Kosovës në basketboll për këtë edicion.