Banorët e Vitomiricës janë mbledhur sot për të protestuar para zyrave të KEDS-it në Pejë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Protesta është mbajtur në orët e paradites, gjersa kanë protestuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Qytetarët theksuan mungesën e shpeshtë të energjisë elektrike, ndërsa kjo po paraqet problem sidomos për bizneset.
Lidhur me krizën energjetike, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media.
Zyrtar të LDK-së theksuan se reduktimet dhe mungesa e energjisë elektrike, pasojë e paaftësisë dhe dështimit të Qeverisë.