FC Prishtina është duke punuar shumë në të gjitha aspektet për ndeshjen derbi ndaj Ballkanit.
Të dielën, Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Për këtë ndeshje, Prishtina ka ftuar ish-donatorët dhe ish-futbollistët që të jenë prezent në tribuna.
Postimi i plotë nga Prishtina:
“𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐞𝐥𝐞̈𝐧 𝐢𝐬𝐡-𝐝𝐨𝐧𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭, 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭, 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬
Drejtuesit e rinj të FC Prishtinës në krye me presidentin Hakif Gashi dhe aksionarët e tjerë së bashku me drejtorin e ri sportiv, Driton Krasniqin, kanë vendosur që t’i nderojnë ish-donatorët e klubit, legjendat e klubit, futbollistët e gjeneratës së artë, lojtarët që kanë derdhur djersë në vitet e paraluftës duke e mbrojtur me nderë e krenari fanellën e Prishtinës si dhe futbollistët që kanë kontribuar në vitet e pasluftës kur futbolli ynë nuk ka qenë i pranuar në instancat ndërkombëtare UEFA dhe FIFA.
Figura eminente të futbollit prishtinas, kosovar, mbarëshqiptar e madje edhe ndërkombëtar janë të ftuar special në ndeshjen e parë në stadiumin tonë “Fadil Vokrri” të edicionit 2022/23, FC Prishtina – FC Ballkani, sfidë e cila zhvillohet të dielën nga ora 20:00.
Këto ftesa nuk do të mungojnë edhe për ndeshjet e tjera pasi që sukseset e tyre në të kaluarën lidhen fuqishëm me sukseset tona në të ardhmen.
Derisa e kujtojmë të kaluarën tuaj të lavdishme, ëndërrojmë për të ardhmen.
Duke mos dashur të përmendim emra pasi lista është shumë e gjatë e që tashmë ju ka shkuar të ftuarve, ju mirëpresim të dielën në shtëpinë tonë të përbashkët, impiantin “Fadil Vokrri”.