spot_img

Për gjashtë muaj në Kosovë janë regjistruar rreth 3500 lindje, rënie në krahasim me vitin e kaluar

spot_img

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka thënë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur një rënie e lehtë e lindjeve krahasuar më vitin e kaluar.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se deri më tani janë regjistruar rreth 3 mijë e 500 lindje, teksa i gëzohet edhe renovimit të klinikës në vlerë prej 5 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Në Klinikën Gjinekologjike është një rënie e vogël, e lehtë, jo e madhe, por ka rënie deri tash janë diku 3500 lindje deri në gjysmën e vitit. Ku duke krahasuar me vitin e kaluar aty është ndonjë numër i vogël në rënie, por jo shumë i rëndësishëm”, tha Ndrejaj.

Ai ka folur edhe për renovimet që janë bërë në këtë klinikë, shtimit të shtretërve, ndërsa së shpejti do të shtohet dhe shërbimi i fertilitetit (IVF).

“Është bërë një renovim substancial shumë i rëndësishëm, një renovim që është me vite ka pasur nevojë, sidomos në repartet e lehonave pas lindjes dhe pas lindjeve me prerje cezariane dhe repartet e zyrës së pranimit dhe ambulantave specialistike. Është renovim i tërësishëm, ku janë shtuar përpos renovimin edhe disa shërbime, shërbimi i mjekësisë fetale dhe shërbimi i amiocentezës, pritet shumë shpejt të aktivizohet edhe shërbimi i fertilitetit apo IVF”, ka thënë ai.

Ndrejaj u shpreh se në këtë klinikë nuk ka pasur ikje të mjekëve, sipas tij, klinika ka pasur mungesë të infermiereve por me hapjen e konkursit të ri për pranimin e 20 mamive të reja pritet që të përmirësohet gjendja.

“Deri më tani nuk kemi asnjë mjek që ka shprehur dëshirën të shkojë. Më shumë kërkesat janë për mjekët e rinj që janë në specializim, ose në fillim të specializimit ose pas specializimit. Mirëpo mjekët të cilët janë të punësuar në Klinikën Gjinekologjike nuk ka asnjë mjek që ka shprehur dëshirën për të ikur. Klinika e jonë është më numër të mjekëve e mbuluar shumë mirë, kemi mjaftueshëm. Ndërsa pak kemi mungesë të numrit të infermiereve, të mamive. Por, edhe kjo do të përmirësohet shumë shpejt për shkak se është hapur konkursi këto ditë për pranimin e 20 mamive të reja edhe presim shumë shpejt që të përmirësohet edhe gjendja”, ka thënë ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img