spot_img

Përfaqësues nga Kosova e Serbia do të takohen në janar për të zhdukurit

spot_img

Dyshimet se në territorin e Serbisë, ka ende varreza masive ku janë dërguar trupat e të vrarëve gjatë luftës së fundit, vazhdojnë të jenë ende.
Këtë vit, institucionet e Kosovës kanë arritur të gërmojnë vetëm dy javë, në lokacionin e quajtur Shtaval në Serbi, transmeton lajmi.net.

Por, se a do të gërmohet edhe në vitin e ardhshëm, kjo nuk dihet e sigurt.

Për këtë çështje, sipas kryetarit të komisionit për persona të zhdukur, do të diskutohet edhe në një takim që do të mbahet në fund të janarit, të vitit të ardhshëm, mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të Kryqit të Kuq ndërkombëtar.

“Është takim i menjëhershëm i jashtëzakonshëm që në fakt do të mbahet në Gjenevë, në Zvicër dhe do të ndërmjetësohet nga Kryqi kuq ndërkombëtar, dhe është mundësia që miqtë tanë ndërkombëtar, faktori ndërkombëtar të i sheh drejtpërdrejtë kërkesat tona, formën e bllokadës soe mënyrene e bllokadës, që Serbia po e bënë”, ka deklaruar Andin Hoti – Komisioni qeveritar për të zhdukurit.

Sipas Hotit, i cili është pesimist, se Serbia do të ndryshojë në këtë çështje, thotë se lokacioni në Shtaval është i komplikuar.

“Aty mund të ketë një varrezë masive duke pas parasysh se janë parë autobus menjehëre që janë dërgyar, kur janë masakruar e janë zhdukur, por duke pasur parasysh se lokacioni Shtavall është një minierë e madhe që me tonelata dhe hidhe, në baza ditore a javore, hidhen atje”, ka thënë ai.

Megjithatë gjatë dy javëve që u gërmua në Serbi, sipas antropologut, Valon Hyseni, nuk u gjet asnjë mbetje mortore.

Ai thotë se presin që gërmimet në atë pjesë të vazhdojnë në vitin e ardhshëm.

“Për këtë vit besoj që është vonë pasi që janë edhe festat e fundvitit, tash thuajse cdo gjë është në pushim, mirëpo pasi të mirren dëshmitarët prap në pyetje, dhe të shiqohen edhe informacionet shtesë, ne sërish do të institojmë që të kthehemi, në atë territor, për arsye se derisa të ka informacione, që mund të ketë dicka në atë lokacion, ne do të bëjmë të pamundurën që të rikthemi, prap dhe të gërmojmë sërish”, ka deklaruar Hyseni.

Në Kizhevak të Serbisë, më 2020 ishin gjetur eshtrat e një numri të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, 5 vite pas gërmime që ishin bërë aty. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth njëmijë kosovarëve të vrarë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img