Kur gjithçka po shkonte drejt fundit dhe u mendua se Ballkani do t’i gëzohej një suksesi historik meritor në fazën e grupeve të Conference League.
Suharekasit dhanë gjithçka, por ndodhi diçka që nuk mund të paramendohej.
Minutat e fundit të ndeshjes sollën një gol naiv për Clujin që shfrytëzuan një ngatërresë në mbrojtjen e Ballkanit duke e shënuar golin e barazimit për 1-1.
Paraprakisht për vendasit shënonte Armend Thaçi, por që nuk mjaftoi për trepikëshin e parë dhe historik.