Është zhvilluar shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë, derisa skuadra e fundit në grup është Italia, shkruan lajmi.net.
Grupet e plota:
GRUPI A: Gjermani; Hungaria, Skocia, Zvicra
GRUPI B: Spanja; Shqipëria, Kroacia, Italia
GRUPI C: Anglia; Danimarka, Sllovenia, Serbia
GREPI D: Franca; Austria, Holanda, Fituesi i play-offit A
GRUPI E: Belgjika; Rumania, Sllovakia, Fituesi i play-offit B
GRUPI F: Portugalia; Turkia, Çekia, Fituesi i play-offit C
Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.
Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia.
Në vazon e dytë, bashkë me Shqipërinë janë edhe Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria.
Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.
Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.
Kjo do të jetë hera e parë që Gjermania do ta organizojë këtë ngjarje si e bashkuar.
Dhjetë qytete do të jenë nikoqire, ndërsa takimet do të zhvillohen në 10-të stadiume të klasit botëror.
Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.