Sot Kryetari i FFK-së Agim Ademi, ka vizituar klubin Behhari, saktësisht ka qenë i pranishëm në stërvijet e gurpmoshës nën 11 vjeç.
Ademi ka deklaruar që do të investohet në të gjitha terrenet sportive në Kosovë.
Më poshtë statusi i tij i plotë.
Sot e pata kënaqësinë që të jem i pranishëm në stërvitjen e grupmoshës nën 11-vjeç të KF “Behar” nga Vitomirica, në stadiumin e ri tashmë të përfunduar.
Fusha cilësore dhe kushtet e krijuara janë vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë në klub, pasi tashmë fëmijët e kësaj ane mund ta zhvillojnë talentin e tyre me të gjitha pajisjet, pa iu munguar asgjë.
Jam i lumtur që FFK mund të bëjë, ka bërë dhe do të bëjë edhe në të ardhmen terrene të këtilla për të gjitha klubet dhe për të gjitha komunitetet, pasi fushat e tilla janë shumë të nevojshme për masivizimin e futbollit dhe zhvillimin e talenteve.
I falënderoj edhe komunat dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për projektet e tilla të përbashkëta, pasi terrene të tilla do të realizojmë në të gjitha trevat e Kosovës, derisa vendi ynë të jetë i përmbushur me nevoja të fushave stërvitore dhe të stadiumeve për lojë.
A.A.
#BashkëPërFutbollin