spot_img

Përfundon takimi / Deklarohet kryeministri Kurti: Ky ishte propozimi ynë, ja cili ishte veprimi “skandaloz” i Vuçiqit

spot_img

(E plotësuar 17:17) – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq edhe pa u lexuar fare.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, ose Deklaratë të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua. Atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar. Kjo tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje pasi u refuzua pa u lexuar fare”.

Kurti propozon sërish Deklaratë të Paqes me Serbinë, Vuçiqi e refuzon pa e lexuar fare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq edhe pa u lexuar fare.

“Gjithashtu zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lexoi 11 pika qe paraqesin 11 barriera që i vendos Serbia ndaj Kosovës në aspektin tregtar edhe ne kemi kërkuar që ato të eliminohen, por nuk dëshironin që të dëgjonin as për këtë”.

Kurti tha se nuk ka pasë dakordim as për një deklaratë të përbashkët, pasi pala serbe e kundërshtuar fuqishëm futjen e togfjalëshit ‘ballafaqimi me të kaluarën’ në këtë deklaratë.

“Kur ishte dakordimi për një deklaratë të përbashkët ne ishim dakord për pikën që në fund të muajit gusht të takohen udhëheqësit e delegacioneve tona dhe që gjithashtu të ketë një takim tjetër në muajin shtator midis krerëve të dy vendeve tona dhe insistuam që aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit të futet edhe togfjalëshi ‘ballafaqimi me të kaluarën’ dhe kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga ndërmjetësi Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë që nuk pranoi asesi të futet togfjalëshi ‘ballafaqimi me të kaluarën’. Nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë ballafaqimit me të kaluarën kur e dimë se problemet i kemi nga e kaluara dhe me vetë faktin që merremi me çështjen e të pagjeturve që janë zhdukur në mënyrë të dhunshme ne po merremi me të kaluarën. Është për të ardhur keq që sot s’e patëm një dakordim për një deklaratë të përbashkët me ç’rast do ta kishim edhe togfjalëshin ‘ballafaqimi me të kaluarën’ të cilin e pranoi ndërmjetësi Borrell, por nuk u pranua nga pala serbe e cila e kundërshtoi shumë ashpër”.

Vuçiq flet i shqetësuar pas takimit me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit të dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i indinjuar.

Ai e quajti takim të keq dialogun e sotëm në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja”, tha Vuçiq.

“Aty ishin tre pika. Të intensifikohen përpjekjet e përbashkëta në identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga situatat e mëtejshme që mund t’i rrisin tensionet në terren dhe që negociatorët të takohen rregullisht”, vazhdoi presidenti serb.

Ai deklaroi se Serbia pranoi plotësisht dhe pa asnjë vërejtje disa propozime të palës së Kosovës, ndërsa tha se “shqiptarët nuk dëshironin”.

“Është veçanërisht interesante që ata nuk donin asgjë tjetër. Ata kushtëzuan me kritere të reja gjatë gjithë kohës. Prezantimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocidet në Kosovë. Pastaj ai na shpjegoi se emrat shqiptarë tërheqin emra nga toponimet në Serbi, ju mund të besoni se njeriu pas 150 vjetësh flet për këto”, theksoi Vuçiq.

“Gjithçka zbret në të njëjtën gjë – dikush do ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti kishte zgjedhur të fliste më shumë për të kaluarën.

“Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

I pyetur nëse pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, ai u përgjigj:

“Është shumë e vështirë kur flet me njerëz irracionalë. Është shumë e vështirë. Ai thotë se ata nuk e kuptojnë që kishte krime nga të dy palët, ndërsa Serbia e kupton atë”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka këmbëngulur për ta diskutuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por që nuk pati përgjigje.

“Për më tepër, pala shqiptare deklaron se arkivat e UÇK-së nuk ekzistojnë. Për aq sa përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje, nuk ia vlen ta bësh”, tha ai.

***

Në Bruksel ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit, pasi nuk solli asnjë rezultat.

Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak të hënën ndërmjetësojnë takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img