Sonte me një ceremoni madhështore do të përnbyllen zyrtarisht garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Kosova edhe njëherë ishte në qendër të vëmendjes duke shkëlqyer me 6 medalje, 5 nga xhudo dhe një nga boksi.
Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka dolën të arta ndërsa Flaka Loxha, Akil Gjakova e Shpëtim Bojku fituan të bronzta.
Kosova në Lojërat Mesdhetare u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme derisa përveç xhudos dhe boksit sportet tjera nuk sollën pritshmëritë.