spot_img

Përplasje me Gardën dhe Policinë, pretendimet e PD-së për përdorim armësh, gjithçka që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë

spot_img

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me përplasje të vazhdueshme brenda edhe jashtë sallës.

Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas djegies së karrigeve kanë tentuar përsëri sot të hyjnë me forcë në sallë.

Ashtu siç edhe pritej, tensionet u panë që në nisje të punimeve të Kuvendit, siç ishte paralajmëruar nga opozita e cila vijojë me “mosbindjen civile”.

Në përpjekje për të shmangur tensionet, deputetët e mazhorancës nisën të shkonin në Parlament rreth 90 minuta para nisjes së seancës, në mënyrë që të mos krijoheshin situata si ajo e tre javëve më parë, kur u penguan nga kolegët e opozitës të futeshin në godinë dhe u detyruan të përdornin hyrjen e sigurisë.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nisi seancën, jashtë godinës në hyrjen kryesore të Kuvendit, deputetët e opozitës kërkonin të hynin, gjë që u ndalua nga Garda, referuar vendimit të marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 24 prej tyre për periudha të ndryshme kohore, dënim që ka përfunduar vetëm për deputetin Edi Paloka, i cili ishte dënuar me 10 ditë përjashtim nga punime te Kuvendit.

Tensione kishte edhe brenda Kuvendit ku deputetja e PD-së Albana Vokshi u përplas me deputetin e PS-së Petro Koçi .

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit, nga një shishe parfumi.

Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije se këto janë akte që vënë rrezik jetën e deputetëve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim mbi ngjarjen.

Tensionet jashtë godinës u shtuan më tepër me deputetë që u përplasën me gardistët dhe tentuan disa herë të thyenin gardhin policor dhe atë metalik të vendosur para hyrjes.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tentoi gjithashtu që t’i vendoste zjarrin një banderole të vendosur në gardh, ku lexohej “Edi Rama mafie” por edhe pas lyerjes me benzinë ajo nuk mori flakë. Më pas deputeti Dashnor Sula leu me benzinë dhe dogji xhaketën e tij.

Paralelisht me aksionin e deputetëve të opozitës, po mbahej protesta para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D” ndërsa pas përfundimit të fjalimeve protestuesit u bashkuan me deputetët para Kuvendit.

Situata u tensionua më shumë kur deputetët e opozitës kërkuan largimin e forcave speciale nga vendngjarja.

Në një moment tensioni, deputeti Luan Baçi përplas me forcat e sigurisë dhe pretendoi se një prej tyre i vendosi armën në gjoks duke e kërcënuar.

Në anën tjetër policia regoi duke shpërndarë një video që tregon se efektivi ka vendosur dorën në brez, aty ku sipas sqarimit thuhet se ishte vendosur spraj lotues.

Aksioni u mbyll me deklaratën e Flamur Nokës për mediat, i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, duke i kërcënuar që do të kenë fatin e ish diktatorit Enver Hoxha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img