spot_img

Përplasje në Parlamentin e Shqipërisë, Sali Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca e parë e legjislaturës së re

spot_img

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të partisë demokratike Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.

Berisha e më tek deputetët demokratë, Flamur Noka, gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.

“Profesor doktor Sali Berisha, si mjek i respektueshëm në gjithë vendin ju lutem të respektojmë rregulloren, doktor Flamur Noka jemi kolegë bashkë”, iu drejtua Llajo deputetëve të PD.

Mes debatesh u votua vetëm me votat e mazhorancës komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.

6 anëtarët e komisionit te verifikimit të mandateve të propozuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla janë: Milva Ekonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla./Euronews Albania/

NGJARJE TË TJERA

spot_img