“Personat që kërkojnë lëmoshë punojnë për gupe kriminale”

Policia e Kosovës në një plan operativ që nga data 12 korrik ka identifikuar 66 lëmoshkërkues në Kosovë.

Vapa e madhe nuk e ndalon atë që të qëndrojë në sheshet e kryeqytetit. E moshuara me origjinë nga Shqipëria është vetëm njëra nga shumë lëmoshkërkues që qëndrojnë në qendër të kryeqytetit.

Ajo thotë se në Kosovë ka ardhur vetëm një ditë më parë, pa dashur të deklarohet për arsyet pse bën këtë punë.

Një tjetër e moshuar më tutje, qëndron poshtë një hijes. Gjithashtu kërkon ndihmë nga kushdo që kalon andej. Megjithatë as ajo nuk pranon të flasë.

Freski po kërkojnë edhe e tërë kjo familje nga Fushë-Kosova që kërkon lëmoshë ne Prishtinë. E kryefamiljari i cili është edhe në gjendje të rëndë shëndetësore thotë se punojnë që nga mëngjesi. Dhe se fitimi është minimal.

Më shqetësuese, është se lëmoshë detyrohen të kërkojnë edhe fëmijët, të cilët e kanë të ndaluar me ligj këtë aktivitet.

Njëri nga ta, thotë se shuma që fiton është e ulët.

Ndërkaq personat të cilët kanë kryer hulumtime tregojnë se si funksionon kjo kategori në Kosovë.

Ata thonë se zakonisht prapa tyre qëndrojnë grupe të organizuara kriminale.

Çollaku tregon se lëmoshkërkuesit kryesisht nuk janë nga Kosova.

Por, Policia e Kosovës, në një aksion ka identifikuar dhjetëra lëmoshkërkues, prej tyre shumica shtetas të Shqipërisë.

Ndaj disa prej tyre, janë iniciuar edhe procedura penale.

Në Kosovë në vitin 2019 Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 232 persona kërkues lëmoshe.

Kurse gjatë vitit të kaluar, janë evidentuar gjithsej 236 persona lëmoshkërkues.

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -