Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, është plagosur në qytetin Handlova.Siç shkruan AssociatedPress, Fico është dërguar në spital pas plagëve të marra.
Në lidhje me ngjarjen, raportohet se është arrestuar një person.
Fico dyshohet se është plagosur në bark dhe gjoks.
Seanca parlamentare në Sllovaki është ndërprerë pas kësaj ngjarje dhe kanë reaguar shumë politikanë, mes tyre edhe presidentja e vendit, Zuzana Çaputova.