Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.
Rasti ka ndodhur para orës 17:00 të hënën.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, tha për teve1.info se i plagosuri është dërguar p në QKMF-në e Klinës.
Gashi gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë Gashi.