Ka nisur takimi i drejtorit të CIA-s, William Burns me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Klan Kosovës, takimi pritet të zgjasë rreth 45 minuta dhe aty do të diskutohet mbi çështjet e sigurisë kombëtare, të brendshme e rajonale.
Drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë.
Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj.