spot_img

Policia del me raport zyrtar për incidentin në Gjilan, zbulon se sa tifozë po qëndrojnë në mbajtje

spot_img

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar pesë tifozë, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incidentin e tmerrshëm që ndodhi dje në Gjilan, ku u sulmua fizikisht portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Në raportin e 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se në mbajtje ishin dërguar pesë persona, tre prej tyre janë liruar dhe dy të tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë në mbajtje, shkruan “Gazeta Express”.

“Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Stadiumi i Qytetit, Gjilan, 03.04.2022-15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën si më lartë, me ç‘rast njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor në Emergjencë është liruar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Portieri shqiptar i Ballkanit u godit me shqelm në kokë nga një tifoz-huligan, me ç’rast mbeti pa vetëdije dhe u dërgua në spital, ndërsa në orët e mbrëmjes është liruar në shtëpi.

Tifozët gjilanas përfunduan në fushë derisa ekipi i tyre e barazoi rezultatin ndaj therandasve në minutat shtesë të lojës, shkruan “Gazeta Express”.

Ata, krahas festës, e shfrytëzuan rastin për ta sulmuar portierin Frashëri.

Klubi gjilanas është distancuar nga ky rast vandal, por që nuk do të shpëtojë pa u dënuar pasi konsiderohet si organizator i ndeshjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img