spot_img

Policia e ‘zbulon’ vizitën e Kryeminisrit të Irlandes në Kosovë, tregon për rrugët që do të bllokohen sot e nesër

spot_img

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar bashkë me një delegacion shoqërues. Për këtë vizitë që do të zgjas nga 10 deri më 11 janar, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë përgjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje sipas agjendës së lëvizjes dhe zhvillimit të aktiviteteve, Policia ka bërë të ditur se do të ndërprejë përkohësisht qarkullimin e trafikut në intervale të shkurtëra nga Aeroporti në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore dhe disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu kanë njoftuar se do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative dhe kanë kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.

Njoftimi I plotë:

Njoftim për vizitën e Kryeministrit të Irlandës

Prishtinë, më 10 janar 2023

Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img