spot_img

Politikat e Trump alarmojnë, përmendet edhe reduktimi i trupave amerikane në Evropë, Kosovës i bëhet thirrje të zgjohet

spot_img

Donald Trump ka trazuar liderët europianë qysh në ditët e para që hyri në zyrën e shtetit më të fuqishëm të botës. Politika e ndryshuar karshi kontinentit mori një goditje të re kur Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha mbështetësve të Kievit që u mblodhën në selinë e NATO-s në Bruksel se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte jorealist dhe se po aq jorealiste ishin shpresat e ukrainasve për të kthyer kufijtë e vendit të tyre të para vitit 2014 përpara se Rusia të aneksonte Gadishullin e Krimesë dhe të kapte pjesë të Ukrainës lindore. Hegseth tha se aleatët duhet të braktisin këtë “qëllim iluzionar” dhe europianëve iu tha se duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

Pak orë më vonë nga këto deklarata të mërkurën të Sekretarit të Mbrojtjes, presidenti amerikan tha se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin zhvilluar një telefonatë, duke përmbysur politikën trevjeçare të SHBA-së ndaj Ukrainës. Trump tha se a do të “punonin së bashku, shumë ngushtë” dhe se kanë rënë dakord të fillonin negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Këto zhvillime dhanë pasqyrën se si Administrata Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë – një premtim parazgjedhor i republikanëve.

Derisa Brukseli po vlon për mënyrën se si SHBA po tenton të zgjidhë konfliktin në Ukrainë si një problem plotësisht të Europës, një alarm ra edhe për trajtimin e konflikteve politike në Ballkanin Perëndimor nga qeveria amerikane dhe mundësinë e tërheqjes edhe të trupave që siguruan paqen në vend që nga luftërat e viteve të 90-ta.

Për rrezikun e pranisë së trupave amerikane në rajon dhe tendencat e mundshme të Serbisë për të zgjeruar territorin e saj në kurriz të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës foli edhe profesori amerikan i Universitetit John Hopkins, Daniel Serëer.

“Pothuajse nuk kam nevojë të përmend se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth do të ketë një ndikim dramatik në Ballkan. Serbia do të përpiqet të rrëmbejë territore në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Kosovë. Trupat amerikane dhe europiane do të jenë në rrezik”, ka shkruar dje Seëer në një opinion të tij mbi zhvillimet e reja.

Shqetësimi i Serëer u bë edhe më serioz kur më pas erdhi një deklaratë e Sekretarit Hegseth, i cili tha se ulja e numrit të trupave amerikane në Europë mund të jetë opsion si pjesë e një ujdie me Moskën.

Ai dje ka thënë se “gjithçka është në tryezë” për të sjellë paqen në Ukrainë dhe sugjeroi që reduktimi i numrit të trupave amerikane në Europë mund të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje.

Hegseth u pyet nëse Europa duhet të përgatitet që SHBA të shkurtojë numrin prej 100,000 trupash që ka vendosur në kontinent dhe ai duket se i lidh dislokimet me negociatat për Ukrainën.

“Ne nuk kemi thënë në asnjë mënyrë se po braktisim aleatët tanë në Europë. Nuk ka pasë vendime për nivelet e trupave, por ky është një diskutim që do të bëhet nga komandanti i përgjithshëm në këto negociata”, tha Hegseth.

Një thirrje zgjimi për Kosovën e bëri edhe Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, i cili njihet si një nga liderët më të spikatur të komunitetit shqiptar në Amerikë.

“Ukraina iku. Zgjohu shpejt Kosovë”, shkruan Vulaj në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, analistët vendorë po e vënë në pah edhe qasjen e pushtetit kosovar që mbajti gjatë Adminsitratës Biden, e cila shumë shpesh edhe e kritikoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas tyre, këto gabime mund t’i kushtojnë Kosovës tani kur rrethanat ndërruan.

Analisti politik, Lulzim Peci, tha se Kosova, me vetëdije të plotë, e ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë.

“Në vend që draft-statuti i Asociacionit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe sot të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, me rrugë të hapura për integrim të mëtejshëm në BE dhe me mundësi për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, ne vendosëm të bënim të kundërtën, duke e armiqësuar veten me gjithë Perëndimin”.

Në një postim në Facebook, Peci, që i përshkruan ndryshimet si “lëvizje tektonike në rendin e ri botëror”, thotë se Kosova ia ka plotësuar dëshirën Rusisë.

“Sot, kur po ndodhin lëvizje tektonike në rendin botëror, ia kemi plotësuar dëshirën Rusisë, e cila vazhdimisht ka deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë pas arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Tani, parametrat e rendit të ri botëror dhe të kornizës së sigurisë evropiane po ravijëzohen nga përfundimi i kësaj lufte, e cila mund të pasohet edhe nga një çarje e madhe transatlantike. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën, do ta shohim së shpejti!”.

Cilado qoftë rrjedha që do të marrë marrëveshja Kosovë-Serbi, mos u ankoni, thotë ai, sepse “këtë e kemi dëshiruar vetë”.

“Derisa merreshim me taktika politike, si hapja e urës së Ibrit, e cila mbeti e mbyllur, nuk e shihnim malin për shkak të një druri. Kështu përfundon kur veshët dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë”.

Për bisedën e zhvilluar në telefon mes Trump dhe Putin, analisti politik Agon Maliqi, thotë se ky zhvillim e ndryshon krejt edhe situatën në Ballkan

“Zhvillimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar janë tektonike, më të mëdhatë ndoshta që nga rënia e komunizmit. Kur them se Prishtina është provincë intelektuale e kam fjalën pikërisht për heshtjen e plotë ndaj këtyre dinamikave që t’i shkundin themelet e shtëpisë”.

Derisa Ukraina dhe Europa janë duke kërkuar me këmbëngulësi që të jenë pjesë e negociatave për dhënien fund të luftës, Maliqi shtron pyetjen nëse Kosova në Uashington është pjesë e tavolinës së diskutimeve apo subjekt i diskutimeve në tavolinë.

“Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA, Pete Hegseth, tha sot [të mërkurën] në Konferencën e Mynihut se nuk e sheh si realiste që marrëveshja e negociuar mes Rusisë dhe Ukrainës të çojë në anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe as rikthimin e saj në kufijtë e vitit 1991. Po ashtu tha se garancitë e sigurisë për Ukrainën pas marrëveshjes me Rusinë duhet të vijnë nga Evropa dhe se ushtarët amerikanë nuk do të shkelin aty, por që mund të ketë vend për armatim amerikan. Ky deklarim publik është zyrtarizim i ndryshimit të kursit nga administrata e re amerikane në politikën ndaj Ukrainës dhe është në përputhje me frymën e tërheqjes së SHBA si “subvencionuese” e sigurisë evropiane dhe zotimit të saj për mbrojtjen e kufijve sipas rendit ndërkombëtar. Kjo frymë realiste shumë shpejt do të reflektohet edhe në politikën e SHBA në Ballkan ku – po e përsëris – është në rrezik serioz prezenca e KFOR-it amerikan”, tha Maliqi.

Ai shtoi se nga përbërja e re e qeverisë së re të Kosovës dhe nga kursi i saj politik do të varet shumë nëse Kosova do të jetë palë në tavolinë të diskutimeve në Uashington apo do të jetë subjekt diskutimi i asaj tavoline.

“E njëjta gjë vlen edhe për në vendet e BE, ku kapitali politik i Kosovës është më i vogël. Pesha e këtyre zgjedhjeve dhe e kësaj qeverie që do të krijohet është historike për sigurinë kombëtare”.

Derisa ekzekutivi është në tranzicion pas zgjedhjeve të së dielës, presidentja Vjosa Osmani ditëve të fundit zhvilloi disa takime në SHBA e Paris me liderë të ndryshëm.

Në Paris ku u mblodhën liderë nga vende të ndryshme të botës për të folur për Inteligjencën Artificiale, Osmani zhvilloi një bisedë me zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance.

“Aleancë e përhershme e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm”, tha ajo në një postim në Facebook.

Po në Paris, Osmani në dhjetor kishte takuar edhe Trumpin para se ai të betohej si president në janar. Atje ishin takuar si mysafirë të në ceremoninë e rihapjes së Katedrales.

Nga ky takim i shkurtër, Osmani kishte publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me të dhe një tjetër ku Osmani ishte në mesin e Trump dhe homologut të saj francez, Emmanuel Macron.

Por, duket se në rrethanat e reja vetëm kontaktet e Osmanit nuk mjaftojnë. /Gazeta Express

NGJARJE TË TJERA

spot_img