Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha shumë leht mund të përfundoi në Manchester United. Lajmin e bujshëm e ka dhënë e para, media britanike “Talk Sport” dhe po bën me shpejtësi xhiron e botës, me ‘djajtë e kuq” që kanë identifikuar pikërisht shqiptarin si zëvendësuesin e parë të David De Geas.
Strakosha është pa ekip, pasi i përfundoi kontrata me Lazion dhe është duke negociuar me disa klube, por burime për “TalkSport” kanë konfirmuar se së fundi në garë është futur fuqishëm Manchester United.
Tashmë 27-vjeçari i dha fund aventurës 10-vjeçare te Laizo, ku të paktën prej 2016-ës ka luajtur rregullisht dhe numëron plot 208 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane ku kanë luajtur bardhekaltrit.
Strakosha numëron gjithashtu edhe 19 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, ku prej vitesh ofron një duel shumë të bukur me Etrit Berishën, teksa eksperienca e tij është e mjaftueshme për të qenë zëvendësuesi i parë i një portieri mjaft të njohur, si spanjolli David De Gea.