spot_img

Presidenti Ademi dhe Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Berisha, diskutojnë për projektet infrastrukturore të futbollit

spot_img

Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës i kryesuar nga presidenti Agim Ademi, vizitoi sot Komunën e Fushë Kosovës. Gjatë kësaj vizite, presidenti Ademi me bashkëpunëtorë u takuan me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha, për të diskutuar rreth riorganizimit të KF Fushë Kosova, avancimin e infrastrukturës së futbollit në këtë komunë dhe projektet e ardhshme të futbollit.

Kryetari Berisha shprehu një interes të thellë për formatin e ri të organizimit të klubit, duke u fokusuar në rritjen e cilësisë së infrastrukturës organizative dhe teknike. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të shkollës së futbollit të këtij klubi, duke pasur parasysh numrin e madh të nxënësve në komunën e Fushë Kosovës, që aktualisht janë rreth 11,000. Synimi është të krijohen kushte optimale për nxënësit e talentuar dhe të mundësohet një organizim dhe menaxhim më i mirë i klubit dhe i shkollës së futbollit.

Një projekt kyç që u diskutua gjatë këtij takimi është edhe ndërtimi i shkollës së mesme të futbollit në regjionin e Fushë Kosovës, projekt ky i presidentit Ademi.

Komuna ka ndarë një sipërfaqe toke për këtë projekt, i cili do të ofrojë mundësi për 300 deri në 500 nxënës, duke përfshirë konvikte dhe infrastrukturë moderne, në përputhje me standardet më të avancuara evropiane. Kjo shkollë do të shërbejë si një qendër për zhvillimin e talenteve në futboll dhe do të ofrojë mundësi për nxënësit që të ndjekin karrierën e futbollit dhe të angazhohen në të gjitha formatet e tij.

Pjesë e ndërtimit të këtij projektit do të jetë gjithashtu shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Fushë Kosovës do të kontribuojë me parcelën e tokës, do të ofrojë lejet e nevojshme dhe do të trajtojë çështjet administrative të rëndësishme për realizimin e këtij projekti. Po ashtu, për realizimin e këtij projekti FFK do të mbështetet edhe tek sponsorët e vet, të cilët përfshihen në vazhdimësi në projekte të tilla si dhe në ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s.

FFK shpreson që ky projekt do ta marrë edhe mbështetjen nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Sportit, pasi do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe do të ofrojë mundësi të reja për nxënësit, e po ashtu do të shërbejë si çdo shkollë tjetër, e ku nxënësit që nuk e gjejnë veten në futboll do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet edhe në profile të ndryshme akademike, në përputhje me standardet e arsimit të Republikës së Kosovës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i diskutimeve me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës ishte edhe fillimi së shpejti i ndërtimit të tribunave të stadiumit të këtij qyteti, i cili do të kategorizohet si stadium i kategorisë së dytë të UEFA-s, e ku do të mundësohet edhe zhvillimi i ndeshjeve të garave evropiane të klubeve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img