spot_img

Presidenti Ademi, fillon ndarjën e policave të sigurimit për futbollistët te skuadra kampione

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Suharekë te FC Ballkani.
Pas përgëzimeve, që bëri për paraqitjet dinjitoze në UEFA Conference League, numri një i FFK-së gjatë kësaj vizite futbollistëve të skuadrës kampione në fuqi ua dorëzojë edhe policat e sigurimit.

FFK javë më parë ka arritur marrëveshje me kompaninë Sigal Uniqa Group Austria për sigurimin e futbollistëve, projekt i cili përfshin klubet e Superligës në të dy konkurrencat, Ligës së Parë në të dy konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurencën e meshkujve. Pas finalizimit të marrëveshjes tashmë ka filluar të bëhet edhe shpërndarja e policave të sigurimit për të gjithë futbollistët. “Paraqitjet tuaja në Evropë na kanë bërë krenarë të gjithëve. Ju me organizimin që keni bërë si klub, por edhe me rezultatet e arritura jeni shndërruar në një ekip të dashur nga i gjithë opinioni futbolldashës. Sot, jam këtu, që përveç përgëzimeve për sukseset e arritura dhe paraqitjen dinjitoze në garat evropiane, t’u ndajë edhe policat e sigurimit, të cilat u mundësojnë që të keni shërbime cilësore dhe të mënjëhershme për nevojat tuaja shëndetësore. Në tërë botën futbollistët sigurohen nga klubet e tyre, por ne si FFK duke i parë vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet tona, kemi vendosur që edhe këtë barrë t’ua heqim dhe të bëjmë ne sigurimin e lojtarëve”, ka theksuar presidenti Ademi para futbollistëve dhe stafit të FC Ballkani, duke uruar që ata të kenë shëndet të mirë dhe sa më pak lëndime. Ndërkohë, drejtuesit dhe futbollistët e FC Ballkani u shprehën mirënjohës për kujdesin e vazhdueshëm që FFK po e tregon karshi klubeve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img