spot_img

Presidenti Agim Ademi priti në takim rektorin e UP-së, Qerim Qerimi me bashkëpunëtorë

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.dr. Qerim Qerimi, me bashkëpunëtorët e tij, prof.asoc. dr. Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike, , Sinavere Ukshini, zyrtare për çështje akademike dhe Sebahate Neziri, zyrtare për protokollim në UP.

Fillimisht, presidenti Ademi e falënderoi rektorin Qerimi për vizitën në FFK dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit të FFK-së me UP-në, veçmas me Fakultetin e Kulturës Fizike. U arrit dakordimi që këto dy institucione të rëndësishme për të ardhmen e rinisë sonë të kenë një bashkëpunim më të ngushtë, dhe si rrjedhojë, në ditët në vijim do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Nga ana e tij, rektori Qerimi e përgëzoi kreun e FFK-së për punën e tij dhe arritjet që janë bërë deri tash në futbollin e Kosovës.

Duke pasur parasysh se të dyja institucionet kanë shumë të përbashkëta, ku një numër i madh i atyre që janë pjesë e futbollit janë edhe studentë të UP-së, ndërsa shumë punonjës të UP-së japin kontributin e tyre edhe për FFK-në dhe futbollin në projekte të ndryshme, presidenti Ademi dhe rektori Qerimi shprehën nevojën e bashkëpunimit sa më të ngushtë në të ardhmen, me qëllim të përfaqësimit sa më të madh të rinisë studentore në futboll.

NGJARJE TË TJERA

spot_img