Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.Është ky udhëtimi i tij i parë në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë.
Ai u prit nga presidenti Volodomyr Zelensky, i cili tha se vizita e Bidenit “është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.
Dy liderët u takuan për herë të fundit në dhjetor, kur Zelensky qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington.
Asokohe, Biden e siguroi homologun e tij se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”.