Lufta e Tretë Botërore mbërthamore duket në horizont. Kështu deklaroi presidenti bjellorus Lukashenko, i cituar nga agjencitë ruse.
Ai shtoi se ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë: “Bisedimet pa parakushte që duhet të fillojnë menjëherë”.
Lukashenko ka propozuar gjithashtu një “armëpushim të menjëhershëm” në linjat aktuale në Ukrainë.
E gjithë infrastruktura për të strehuar armët bërthamore taktike ruse “është gati” dhe Bjellorusia “është e gatshme t’i përdorë këto armë gjithashtu për të siguruar sovranitetin e saj” tha Lukashenko.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Putin dhe Lukashenko mund të diskutojnë javën e ardhshme propozimin për një “armëpushim” në Ukrainë të paraqitur nga vetë Lukashenko.
Ndërkohë presidenti bjellorus është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe i afërt me qeverinë ruse.
“Sigurisht, dy presidentët, dua të them Putin dhe Lukashenko, do të vazhdojnë” bisedimet “javën e ardhshme, dua të them në mbledhjen e Këshillit të Lartë Shtetëror të Unionit, dhe kjo do t’i lejojë presidentët të kenë një tjetër diskutim të detajuar. Sigurisht, gjithashtu kjo çështje do të trajtohet”, tha Peskov.