Presidenti i klubit futbollistik FC Llapi, Beqir Batatina, u ka premtur tifozeve që klubi të cilin e drejton ai, këtë edicion do të luftojë për titullin e Kampionit në Kosovë.
Ky është statusi i tij që e ka shkruar në rrjetin social Facebook.
Të dashur llapjanë
Në fundjavë po nisim një edicion të radhës të Superligës me Llapin tonë që si çdo vit paraprak nuk i ndërron synimet dhe hyn fuqishëm drejt realizimit të ëndrrës së përbashkët, titullit kampion.
Të gjithë së bashku do mundohemi që nga ndeshja e parë t’iu japim më të mirën duke u angazhuar maksimalisht për ta arritur synimin tonë.
Kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta nisur mbarë edicionin e ri më 14 gusht në ndeshjen hapëse ndaj Drenicës që do zhvillohet në Stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Kërkoj nga ju që të vini e të na mbështesni në secilën ndeshje tonën që ta kemi më të lehtë rrugën drejt synimit tonë për t’ua sjellur titullin kampion në Podujevë.
Na priftë e mbara të gjithëve, ne jemi gati dhe do jemi të bashkuar drejt synimeve tona!
Forca Llapi ⚪️🔵
Me respekt
Presidenti
Z. Beqir Batatina