Presidenti i FC Malisheva, Driton Morina në një bisedë për ‘Albanian News’ flet për ambiciet e klubit të cilin e udhëheq.
Morina thotë se drejtimin e Malishevës e mori duke u bazuar në punën afatgjate. ‘Me Malishevën kemi projekt afat gjatë, dëshira jonë është mi sjell trofe klubit’.
Morina e sheh skuadrën e tij në garë për trofeun e Kupës. ‘Realisht këtë edicion jemi në garë për Kupën e Kosovës, pasi për titull kemi mbet më mbrapa. Kemi skuadër të mirë, besoi se trofe do sjellim në Malishevë’, shtoi ai.
Numri një i Malishevës gjatë vjeshtës kishte angazhuar trajnerin Sami Sermaxhaj, derisa gazeta merr vesh se tanimë rrugët e tyre janë ndarë, por Morina nuk e pohoi as mohoi një gjë të tillë.