Gjermania ka qenë në vazhdimësi mbështetja kryesore e futbollit kosovar. Para pranimit në UEFA e FIFA, ishin pikërisht gjermanët ata të cilët i dolën në ndihmë Kosovës me trajnime për trajner, por edhe me punë tjetër profesionale.
Gjermania edhe ishte ndër lobuesit kryesor për thyerjen e izolimit, hyrjen në shtëpitë e futbollit evropian e botëror.
Kosova asnjëherë nuk e harroi këtë ndihmë, ndërkaq Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shfrytezuar rastin për ta falenderuar Kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Që të dy janë në Londer për ta ndjekur nga afër takimin final të Euro 2022 për femra në mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Më posht e gjeni postimin e Ademit:
Ishte kënaqësi takimi dhe foto e përbashkët me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Gjermania si shtet mik dhe aleat na ka ndihmuar në përgjithësi për dekada me radhë drejt lirisë e pavarësisë, por edhe në futboll na ka mbështetur në organizim sa më të mirë dhe drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Kancelarin Scholz e falënderova në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme.
#BashkëPërFutbollin