spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë lajmin e mirë për vendimet e fundit të Ministrisë së Sporteve për ndërtimin e stadiumeve në Kosovë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me stadiumin e futbollit në Gjilan, për të cilin u premtua se më në fund do të përfundohet dhe të jetë në gjendje për të ofruar kushtet e lojës.

Gjatë ditës, Ministri Hajrulla Çeku njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin për ndërtimin e stadiumit në këtë qytet.

Ai gjithashtu publikoi edhe fotografi nga projekti i ri i stadiumit, që tashmë është përfunduar. Gjithashtu edhe buxheti i nevojshëm për financim është siguruar. Projekti do të kushtojë 15 milionë euro.

I pari i MKRS-së theksoi se procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë.

Ndërkaq të postimin e të parit të futbollit kosovar e gjeni më poshtë:

Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin 👏⚽️🇽🇰

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova – Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton.

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro.

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan.

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës.

#BashkëPërFutbollin

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img