Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Emisari special amerikan, Richard Grenell, për bisedime Kosovë-Serbi, me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi tha se me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Atë që të tjerët s’e bënë Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë”, tha Thaçi.
“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”, shtoi i pari i vendit.
“Jam krenar që kemi punuar ngushtë për rreth dy vite për të arritur këtë marrëveshje”, tha Thaçi.
Emisari special amerikan, Richard Grenell, po qëndron për një vizitë në Kosovë së bashku me delegacionin amerikan.
Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell./gazetametro.net