spot_img

Presidentja e Kosovës e fiton një çmim të rëndësishëm

spot_img

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin mediatik “M100 Media”.

Ky çmim u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit si dhe mirëkuptimit evropian.

Çmimi do të ndahet më 12 shtator të këtij viti në në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam të Gjermanisë, ku përveç Osmanit, i njëjti çmim do t’i ndahet edhe kryeministrit polak, Donald Tusk, teksa si folës kryesor do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryebashkiaku i Potsdamit dhe kryetari i Bordit Këshillimor të M100, Mike Schubert,foli mbi vendimin që Osmani e Tusk të nderohet me çmimin mediatik “M100 Media”, ku për të parën e shtetit të Kosovës dhe kryeministrit polak tha se janë zëra të domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike në këto kohë sfiduese.

“Ata janë pionierët për një Evropë moderne dhe të qëndrueshme. Vjosa Osmani ka treguar vendosmëri dhe largpamësi në avokimin e demokracisë së re në një rajon të shënuar prej kohësh nga konflikte, duke treguar rëndësinë kritike të mbrojtjes së lirisë dhe drejtësisë”.

“Donald Tusk përfaqëson një luftë të palëkundur kundër autokracisë dhe natyrës së panegociueshme të vlerave demokratike. Të dy – Vjosa Osmani-Sadriu dhe Donald Tusk – vendosin të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në themel të veprimeve të tyre. Zërat e tyre janë të paçmuar tani – jo vetëm për vendet e tyre, por për të gjithë kontinentin. Ata nuk janë vetëm evropianë të përkushtuar, por mbi të gjitha, të detyrueshëm. Puna e tyre vendos standarde dhe është frymëzuese”, tha Schubert.

Ndërsa, në njoftimin e “M100 Sanssouci Colloquium”, u tha se Osmani, që nga fillimi i karrierës së saj politike, ka avokuar pa u lodh për reforma, forcimin e demokracisë, kursin pro-evropian, luftën kundër korrupsionit si dhe barazinë dhe të drejtat e grave në Kosovë e më gjerë.

“Presidentja Osmani është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave, presidentja Osmani është e palëkundur në dërgimin e një sinjali të fortë pro-evropian se demokracia dhe liria duhet të mbrohen si arritje thelbësore”, thuhet ndër të tjera nga “M100 Sanssouci Colloquium”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img