spot_img

Presidentja Osmani takon kongresistin Palmer: SHBA-ja aleati ynë kryesor

spot_img

Gjatë qëndrimit në Uashington D.C., presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresistin amerikan, Gary Palmer, me të cilin mes tjerash diskutoi për sfidat e sigurisë në Kosovë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Ajo theksoi edhe njëherë se SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës.

“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë”.

“Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka shkruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani është takuar edhe me senatoren republikane, Joni Ernst.

Osmani tha se me Ernst folën për rëndësinë strategjike të koordinimit me ShBA-të, me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të përbashkëta strategjike.

“Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, shkroi Osmani.

E para e shtetit, gjatë qëndrimit të saj në ShBA, gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime të tjera. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img