Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Malishevës.
Ky duel që i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet të mërkurën (14 Shtator) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Prishtinës në Facebook.
Përballja në fjalë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Prishtina është dënuar me dy ndeshje moslojë në kryeqytet dhe pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve të krijuara nga tifogrupi “Plisat” në stadiumin “Fadil Vokrri” para duelit me Ballkanin.