Prishtina e ka fituar derbin e madh përballë Dritës.
Skuadra nga kryeqyteti ka fituar me përmbysje 2:1 përballë Dritës.
Në pjesën e parë nuk pati gola.
Në pjesën e dytë në minutën e 88, Drita kaloi në epërsi me golin e mbrojtësit Prince Balde, megjithatë skuadra nga kryeqyteti u rikthye në lojë me golin e Shefit Shefiti i cili barazoi gjithçka tre minuta më vonë derisa Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia për 1-2.
Pas kësaj fitore Prishtina renditet në vendin e tretë në Albi Mall Superligë me 18 pikë, ndërkohë Drita mbetet në vendin e parë me 27 pikë./Albanian News