Përballjen e rivalëve të vjetër në futbollin kosovar e ka fituar Drita me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Pas kësaj humbje, prishtinasit mbesin ende të rrezikuarë për të mbetur jashtë barazhit.
Malisheva ka marrë fitoren 4:3 në udhëtim te Gjilani, njëjtë siç bëri edhe Dukagjini që fitoi 3:2 kundër Llapit në Klinë.
Fitore ka arkëtuar edhe Drenica që në shtëpi e mposhti kampionin, Ballkanin me rezultat 3:1.
25 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e zhvilluara sot në të njëtën kohë, në xhiron së parafundit kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë javë ekipet e para sikur e kanë përfundu punën dhe u paraqiten me lojtar kryesisht rezervë, që e shfrytëzuan mirë më të “vegjlit” në garën e tyre për ti ikur zonës së barazhit.
Prishtina 0:1 Drita
Drenica 3:1 Ballkani
Gjilani 3:4 Malisheva
Dukagjini 3:2 Llapi
Ulpiana 6:2 Feronikeli